Reali i Madridit ka barazuar mbrëmjen e djeshme në shifrat 1-1 me Zhironën.
Kryeqytetasit janë larguar me pakënaqësi nga fusha e lojës, teksa kanë pretenduar për disa penallti të padhëna.
Alvaro Arbeloa ka shorehur hapur zemërimin e tij pas ndeshjes.
Trajneri i Realit është shprehur për mediat se VAR-i ndërhyn vetëm kur ka leverdi dhe se rasti i Mbapesë në zonë ishte dukshëm penallti.
“VAR-i ndërhyn kur u leverdis atyre, dhe kur nuk u leverdis, nuk ndërhyn.
Nuk mund të fitojmë gjithmonë me 90%. Duhet të japim 200%, përndryshe këto incidente mund të ndodhin shumë shpesh.
Rasti i Mbapesë? Është një penallti që ia vlen sa të duash. Është e qartë, një nga shumë që po na ndodhin”, është shprehur Alvaro Arbeloa.