Milani shokohet nga Udinese

- Bota Sot

Milani shokohet nga Udinese

Milani ka pësuar humbje të rëndë para shikuesve të vet, me rezultat 0:3 nga Udinese, në takimin e javës së 32-të në Serie A.

Milani rrezikon shumë që të bie nga zona e Champion League, nëse vazhdon me rezultate të tilla.

Futbollisti Bartesaghi në minutën e 27-të shënoi autogol, ndërsa Ekkelenkamp pas dhjetë minutave (37’) shtoi epërsinë në 0:2.

Atta në minutën e 71-të i dha goditja shkatërruese Milanit, 0:3.

Ardon Jashari u paraqit nga minuta e 72-tw për Milanin.

Pas javës së 32-të Milani është në vend të tretë me 63, ndërsa Udinese renditet në të 11-tin me 43 sosh.



Read it all at Bota Sot