Shqiptari mahnit në Gjermani

- Bota Sot

Shqiptari mahnit në Gjermani

Qendërsulmuesi i Shqipërisë U-19 Enis Rexhepi, ka rezultuar protagonist te ekipi i Stuttgart U-19.

Talenti 18-vjeçar shënoi dy herë në sfidën kundër Hamburg U-19, e humbur 2:3.

Edhe pse skuadra e Stuttgart nuk mundi t’i “përgjigjej”, Rexhepi demostroi nivel të lartë.

Fakti që sulmuesi i Kombëtares U-19 luan te një prej ekipet më të mira te moshat në Gjermani, është tregues i qartë se çfarë potencial ka Enis Rexhepi dhe me këtë ritemi, e ardhmja e ndritur e pret.

Përsa i takon te Shqipëria U-19, sulmuesi ka 3 prezenca, e shoqëruar me 1 gol e 1 asist, statistika premtuese.



Read it all at Bota Sot