Toni Kroos është padyshim një legjendë e Realit.
Mesfushori gjerman, që nga pensionimi i tij në vitin 2024 nuk u angazhua në ndonjë rol në futboll.
Por kjo do të ndryshojë, pasi Kroos do të rikthehet te Real Madridi por në një rol në strukturën sportive të klubit, që sipas gazetarit Jose Felix Diaz vendimi është marrë nga hierarkia.
Kroos, kishte qenë pjesë e Realit si lojtar për 10 vite kur u transferua nga Bayern Munichu.
Ai bëri 465 paraqitje ku shënoi plot 28 gola dhe 99 asistime dhe arriti të fitonte 5 Liga të Kampionëve, 4 tituj të La Ligës, 3 Superkupa të Evropës, 4 të Spanjës dhe Kupën e Mbretit.