Neuer më në fund flet troç për mediat

- Bota Sot

Neuer më në fund flet troç për mediat

Portieri i Bayerb Manuel Neuer ka hedhur poshtë spekulimet se Julian Nagelsmann është arsyeja pse ai nuk rikthehet në kombëtaren gjermane.

“Kjo nuk është e vërtetë.

Ka qenë trajneri im te Bayern dhe kemi biseduar për këtë temë. Unë isha gjithashtu portieri i tij në Kampionatin Evropian.

Nuk kemi një marrëdhënie të keqe. Kemi një marrëdhënie të mirë.

Ajo që thuhet nga jashtë nuk më intereson. As atij nuk i bëhet vonë.

Kjo është arsyeja pse jemi të qetë për këtë.

Nuk jam i përfshirë në Kupën e Botës dhe nuk jam pjesë e procesit.

Fokusi im është vetëm te Bayern dhe e kam thënë këtë herë pas here. Thjesht po shijoj të jem pjesë e këtij ekipi. Kemi shumë ndeshje të rëndësishme dhe vendimtare. Dua t’i shijoj”.



Read it all at Bota Sot