Perez: Ata e dinë shumë mirë se te Real Madridi askush nuk dorëzohet

- Bota Sot

Perez: Ata e dinë shumë mirë se te Real Madridi askush nuk dorëzohet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka mbajtur një fjalim për ceremoninë e shenjave për anëtarët e tij më jetëgjatë në pavionin e basketbollit në Ciudad Real Madrid.

Perez, në fjalimin e tij padyshim përmendi edhe krizën që po kalojnë “Los Blancos”, në humbjet ndaj Mallorcës, Bayern Munichut si dhe barazimi ndaj Gironës.

“Ata e dinë shumë mirë se te Real Madridi askush nuk dorëzohet.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë vit pas viti, deri në momentin e fundit për të vazhduar të fitojmë tituj.

Ne vijmë nga fitimi i 58 titujve në 15 sezonet e fundit. Kemi formuar një familje të madhe, uniteti i Madridizmit është forca jonë e madhe”, ishin fjalët e Perezit.

Reali i tij, do ta ketë testin e vështirë pasi që do të tentojnë “remontadën” ndaj Bayernit, të mërkurën në “Allianz Arena”.



Read it all at Bota Sot