Malisheva shkarkon trajnerin

- Bota Sot

Malisheva shkarkon trajnerin

Malisheva është në krizë të rezultateve dhe si rrjedhojë e kësaj ka shkarkuar kryetrajnerin Elon Berisha.

Malisheva tani u gjendet në vend të pestë me 40 pikë, jo larg skuadrave të rrezikuara në elitë e futbollit të Kosovës.

“FC Malisheva njofton opinionin publik se, me marrëveshje të dyanshme, ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin Elon Berisha, ndihmës trajnerët Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani.

Pas ndeshjes së fundit, kryetrajneri ka marrë përgjegjësinë dhe, së bashku me menaxhmentin e klubit, është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.

FC Malisheva dëshiron t’i falënderojë përzemërsisht Elonin, Kastriotin dhe Fitimin për kontributin e tyre në klub përgjatë kësaj kohe, për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tyre.

Jemi thellësisht mirënjohës edhe për rezultatet dhe secilën pikë të fituar me dinjitet, punë, mund e sakrificë.
FC Malisheva do t’i mbajë dyert e hapura edhe në të ardhmen për Elonin, Kastriotin dhe Fitimin, andaj edhe njëherë shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për periudhën e kaluar në FC Malisheva.

FC Malisheva do të analizojë me kujdes hapat tutje dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ecjen drejt objektivit që kemi”, thuhet nga FC Malisheva.



Read it all at Bota Sot