Një ndër ngjarjet me peshë historike është rezistenca heroike e UÇK në betejën e Vrellës më 12 prill 1999, ku forcat e UÇK-së qëndruan në vijën e frontit për të mbrojtur popullsinë civile,mderi sa ata kalojnë malin.
Ngjarjet tjera të dhimbshme janë masakrat e bëra më 13 prill 1999 në Vrellë,
Studenicë dhe Kaliqan pas ramjës se rezistencës së UÇK
Deri me tani po mungojnë informacione të plota.
Vlen të vlerësohet intervista e ushtarit të UÇK z. Fikret Shatrit.
Këto ngjarje kanë vlerë të madhe historike dhe mundet të përpunohet mirë pasi akterete ngjarjeve janë të gjallë.
Për një projekt të tillë Komuna e Istogut ka mjete, edhe kryetari i saj Z. Ferati nuk heziton.
Beteja e Vrellës me 12.4.1999
Një përballje e ashpër e ushtarve të UÇKs me një armik të armatosur dhe të organizuar mirë.
Në mbrojtje të vijës së frontit, pati të rënë dhe të plagosur nga radhët e UÇKs, dëshmi e çmimit të lartë që u pagua për të ndalur avancimin dhe për t’i dhënë kohë popullsisë të tërhiqej.
Rezistenca në Vrellë nuk ishte vetëm një përballje ushtarake, por një akt mbrojtjeje për jetën e njerëzve të strehuar në Vrellë, Studenicë dhe Kaliqan.
Rezistenca e UÇK krijoi një kohë dhe hapësirë të shkurtër të shpëtimit për civilët, duke u mundësuar largimin nga zonat e rrezikuara.
Megjithatë, menjëherë pas kësaj rezistence, më 13 prill 1999, pasoi dhuna ndaj popullsisë vendase me ndjekje, dëbime dhe masakra.
Duhet theksuar se në mbrëmjen e 13 prillit 1999, nga Istogu deri në Radavc nuk kishte mbetur asnjë banor shqiptar në atë zonë.
Ajo hapësirë ishte shndërruar në një errësirë të vërtetë, një tokë e zbrazët, e mbushur vetëm me frikë dhe heshtje.
Masakra e Sali Zeqiraj dhe familjarve Lipaj në Studenicës me 13 prill 1999, është një dhimbje e pa harruar
Masakra e Studenicës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë pas betejës se Vrellës. Në atë ditë të errët humbën jetën katër vajza të reja, katër nëna dhe i zoti i shtëpis që mbronte familjaret në pragun e shtëpisë së tij.
Krimi ndodhi më 13 prill 1999, në shtëpinë e Sali Sokolit. Paramilitarë nga Banja, të mbështetur nga policia lokale e Istogut dhe ushtria serbe dhe disa rom masakruan nëntë civilë të pafajshëm në shtëpin e vetë.
Familja Lipaj ishte strehuar aty që nga fillimi i bombardimeve të NATOs.
Shtëpia e Sali Zeqiraj ishte një derë e hapur për njerëzit në nevojë. Ajo derë ka qenë e hapur përherë për mikun dhe Zotin.
Ai me kohë ishte përgaditur, se jeta e kishte mësuar atë.
Jeta e tij ishte një luftë, Barbaria serbe shtëpin e ti se ka kyrsyar kurrë as në lirin e pushtuar.
Ai për refugjat të luftës kishte përgatitur ushqime dhe veshmbathje, duke e kthyer shtëpinë e tij në një vend shprese në kohë frike.
Si ndodhi
Pas betejës së Vrellës më 12 prill 1999, banorët u detyruan të largoheshin për t’i shpëtuar ofensivës. Forcat serbe kishin rrethuar zonën dhe lëviznin të koordinuara, duke mbjellë frikë dhe shkatërrim.
Salihu më 12.6.99 në mbram e merr familjaret e strehuar Lipaj dhe sebashku vendosen në veri të fshatit në lagjën e Cakutajve.
Qëndrimi në atë strehimore ishte i pa mundur.
13 prill 1999
Në mëngjesin e hershëm, disa nga familjaret Lipaj vendosin për tu kthyar në shtëpi për të marrë ushqime, rroba dhe barna për të tjerët.
Ishte menduar një kthim i shkurtër, me shpresën se gjithçka do të kalonte pa u vënë re.
Ata që u kthyen ishin katër vajza, dy nëna dhe i zoti i shtëpis.
Me të kthyar ata në shpejtësi i përgadisin rrobat, ushqimet dhe medikamentët për të plagosur, femij dhe të vjetë.
Në momentin e largimit, nuk kishte kohë për largim rreth orës 08: 30 pasi shtëpia ishte rrethuar nga paramilitaret serb.
Sali Sokoli ju del paramilitarve përpara në prag dhe fillon të bisedan me ta, dhe në momentin kur ata tëntojnë të hyn në shtëpi, ai si lejoj me hy. Këtu jetoj unë me familjaret e mijë,
Ai vritët i pari, pas shpine.
Pastaj paramilitaret e Banjës hyn në shtepi dhe nga podrumi i nxerrin një nga një, dhe në oborrin e shtëpis i ekzekutuan.
Zërat u shuan, por heshtja që mbeti flet ende.
Pas krimit, trupat u hodhën në bunarin para shtëpisë dhe vendi u minua për të fshehur gjurmët. Shtëpia u dogj, se donin të zhduknin edhe kujtesën tonë.
Një javë pas çlirimit të Kosovës, trupat u nxorën nga bunari me ndihmën e banorëve dhe forcave ndërkombëtare.
Por ajo që ndodhi nuk u nxor kurrë nga kujtesa.
Familjaret e pushkatuar me 13 prill 1999 në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj
Në atë oborr, pa faj, u vranë
i zoti i shtëpis:
Sali Sokoli Zeqiraj (86 vjeç)
Qëndresa Lipaj (15 vjeç)
Mirëdona Lipaj (13 vjeç)
Njomza Lipaj (15 vjeç)
Lindihana Lipaj (13 vjeç)
Nënat:
Sale Lipaj
Hajrie Lipaj
Sabrije Lipaj
Si dhe:
Hatmane Mehaj (e strehuar aty)
Po atë ditë me 13 prill 1999 nga paramilitaret serb të Banjes në Studenicë u pushkatuan edhe këta përsona:
Hoxha i fshatit
Sylejman Ramqaj
Ali Belaj
Sadri Kuqaj
Have Kuqaj
Nezir Lipaj,
Fatime Lipaj
dhe e strehuara në fshat
Sofe Hysenaj