Gravina: Kombëtarja nuk i intereson askujt në Itali

- Bota Sot

Gravina: Kombëtarja nuk i intereson askujt në Itali

Presidenti i dorëhequr i Federatës Italiane të Futbollit në një intervistë të dhënë për “Il Corriere della Sera” ka shpjeguar se nuk është faji i tij dështimi i Italisë në Eliminatoret e Botërorit 2026.

“E vërteta qëndron në faktin se në Itali jo të gjithë punojnë për të arritur interesin e përbashkët. Klubet janë institucione private dhe shikojnë interesat e tyre.

Nuk kanë durim të punojnë për të ardhmen e kombëtares italiane të futbollit”, shpjegon Gravina.

Gjatë intervistës ai jep edhe modelin që Italia duhet që të shikojë për tu rikthyer në rrugën e duhur. “Adhuroj modelin gjerman pasi ata kanë punuar të gjithë në një drejtim.

E kanë nisur nga zero pasi dëshironin me të vërtetë që të përmirësonin kombëtaren.

Ne duhet ta themi troç në Itali, kombëtarja i intereson vetëm tifozëve”, akuzoi Gabriele Gravina.



Read it all at Bota Sot