Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, me ekipin e Sassuolos, ishin të pafat në udhëtim, duke pësuar humbje në finish me rezultat 2:1 nga Genoa, në takimin e javës së 32-të të Serie A.
Për vendasit shënuan Malinovskyi (18), Ekuban (84) dhe për Sassuolon Kone në minutën e 57-të.
Dy futbollistë u përjashtuan në fund të pjesës së parë, Ellertsson i Genoas dhe Berardi i Sassuolos.
Genoa e zë vendin e 13-të me 36 pikë, ka 6 më pak se Sassuolo që gjendet dy pozita më lartë.