Policia shoqëron një futbollist

- Bota Sot

Policia shoqëron një futbollist

Ndeshja mes Bylis B dhe Orikut, e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Dytë, i ka lënë vendin dhunës.

Oriku ka mbyllur pjesën e parë në vantazh të një goli (Gjinaj 27’) ndërsa kryesorit të ndeshjes i është dashur që të nxjerrë dy herë kartonin e kuq duke larguar Sulovarin dhe Telushin.

Sa i përket incidenteve raportohet dhunë mes tifozëve vendas dhe lojyarëve të skuadrës mike.

Policia raporton se ka shoqëruar për në komisariat një lojtar të ekipit të Orikut..



Read it all at Bota Sot