Një skandal ndodhi në Zenicë të Bosnjës dhe
Hercegovinës, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Dytë.
Në ndeshjen Çeliku dhe Bratstvo ndodhi një incident tribunën perëndimore të stadiumit.
Ndeshja midis Çelikut dhe Bratstvos, e cila përfundoi me barazim 3:3, u ndërpre për shumë minuta në minutën e 65-të për shkak të një tifozi që kërceu rrethojat dhe ishte rreth fushës.
Fytyra e burrit ishte tërësisht e mbuluar me gjak.
Ai donte të përballej fizikisht me sigurimin në ndeshjen e lartpërmendur, dhe në një moment një futbollist nga ekipi që ai mbështet iu afrua për ta qetësuar.
Nuk dihet se çfarë ndodhi para se regjistrimi të bëhej.