Avokati Gazmend Halilaj ka nxitur reagime me një shkrim të publikuar së fundmi, ku kritikon ashpër mënyrën se si, sipas tij, është banalizuar përdorimi i gradave ushtarake pas luftës në Kosovë.
Në reagimin e tij, Halilaj rikujton periudhën e pasluftës në vitin 1999, kur në Kosovë hynë trupat e KFOR, të udhëhequra nga gjenerali britanik Mike Jackson. Ai thekson se një forcë prej rreth 48 mijë trupash drejtohej nga një komandë e qartë dhe e centralizuar.
Në kontrast me këtë, Halilaj pretendon se në një fshat të vetëm në rajonin e Drenicës, në atë kohë janë hasur deri në nëntë persona që e quanin veten “gjeneralë”, duke ironizuar faktin se disa prej tyre, sipas tij, nuk dinin as të shpjegonin gradën që mbanin.
Ai kritikon gjithashtu, sipas tij, fenomenin e individëve që shfaqen publikisht pranë varrezave të dëshmorëve apo të mbështjellë me flamuj, duke sugjeruar se një pjesë e tyre nuk përfaqësojnë vlerat e luftës, por përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga emri i saj.
Shkrimi i plotë:
Miq:- në 1999, kur ka hy Kfori në Kosvë, prej 48.000 trupa, përshirë edhe Skadrijlen e helikopterëve, artilerinë dhe çdo gjë tjetër, janë udhëheq vetëm nga një Gjeneral - Michel Jacson.
Kur kanë ardh në Drenicë, vetëm në një fshat i kanë gjetë (9) Gjeneral.
(4) nga ta, nuk dinin të tregonin se ç’ farë grade kanë, por thoshnin ( edhe unë jam si Baci ).
Nese i shihni tu u sjell fort kah Varrezat e Deshmorëve, apo të mbeshtjellun me flamuj - lira ka emer - dinë qe, shumica nga ta, janë duke e vjedh rrymën.