Java e 32 e Serie A u mbyll me fitoren e Fiorentinës ndaj Lazios.
Në Artemio Franchi, skuadra violë iu imponua Lazios duke e mposhtur me rezultatin 1-0 duke iu afruar gjithnjë e më shumë qëndrimit në elitën e futbollit italian. Pas një pritjeje të kryer nga De Gea ndaj një tentative të Zaccagni, ndeshja u zhbllokua në minutën e 28.
Harrison krosoi në zonë dhe gjeti Gosens që me një gjuajtje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë i ndihmuar edhe nga shtylla.
Rezultati mbeti 1-0 deri në fundin e ndeshjes me Fiorentinën që mori këtë fitore që i jep mundësinë të çojë në 8 pikë avantazhin me skuadrën e vendit të 18 që mbahet nga Cremonese dhe Lecce.
Ndërsa Lazio e Maurizio Sarrit mbetet me 44 pikë dhe sheh që t’i ndërpritet seria e 4 ndeshjeve pa humbje.