Sipas raportimeve, Massimiliano Allegri do të ishte zgjedhja e parë për trajner të ri të kombëtares së Italisë, nëse Giovanni Malagò bëhet president i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ndërsa marrëdhënia e tij me Milanin po tensionohet.
Po kërkohet një president i ri për Federatën, i cili më pas do të ketë detyrën të zgjedhë trajnerin e ri të Italisë për të zëvendësuar Gennaro Gattuson gjatë verës.
Hapat e parë u hodhën sot, pasi një takim i Lega Serie A pa 18 nga 20 klube që votuan për Malagòn si kandidat për zgjedhjet e 22 qershorit.
Sipas “Calciomercato”, nëse Malagò merr drejtimin, zgjedhja e tij e parë për pankinën e Italisë do të ishte Allegri.
Kjo mundësi është bërë më reale se disa javë më parë, pasi tensionet po rriten në prapaskenë te Milani.
Skuadra po bie në renditje pas dy humbjeve radhazi në Serie A dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk është më i sigurt.
Allegri mori drejtimin e Milanit vetëm verën e kaluar për herë të dytë në “San Siro”, ndërsa sipas “Sportitalia”, drejtuesit e klubit nuk do të ishin kundër një ndryshimi tjetër në stol për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, trajneri nuk është plotësisht i kënaqur me strategjinë e transferimeve të klubit, kështu që një ofertë për të drejtuar Italinë mund të jetë shumë joshëse për të gjitha palët.