Liverpool FC përballet sonte me Paris Saint-Germain në “Anfield”, në një duel vendimtar për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Të kuqtë hynë në këtë sfidë me një mision shumë të vështirë përmbysjen e humbjes 2-0 nga ndeshja e parë në Paris. Në atë takim, PSG dominoi plotësisht, duke mos i lejuar Liverpool-it asnjë goditje në portë.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot beson se gjithçka është ende e mundur. Trajneri ka theksuar se atmosfera në “Anfield” dhe historia e rikthimeve të mëdha mund të luajnë rol vendimtar.
Megjithatë, forma e këtij sezoni nuk është në nivelin e viteve të arta, dhe përmbysja kërkon një performancë perfekte. Liverpool vjen pas një fitoreje 2-0 në kampionat, që i ka dhënë pak besim para kësaj përballjeje.
Nga ana tjetër, skuadra e Luis Enrique është në një moment shumë të mirë. Parisienët janë kampionët në fuqi dhe kanë qenë dominantë ndaj ekipeve angleze, duke fituar shumicën e përballjeve të fundit.
Ndeshja mes Liverpoolit kundër PSG-së do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
Formacionet e mundshme:
Liverpool (4-2-3-1): Mamardashvili; Gomez, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Ngumoha; Ekitike.
PSG (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Vitinha, Neves, Zaire-Emery; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.