Daja lë në “baltë” Dinamon

- Bota Sot

Daja lë në “baltë” Dinamon

Dinamo barazoi në transfertë përballë Bylisit me shifrat 1-1.

Por, pavarësisht kësaj pike të marrë, dinamovitët ngelën edhe me pasoja, në prag të ndeshjes së radhës, atë ndaj Tiranës.

Mesfushori Goudiaby nuk do të jetë mungesa e vetme.

Me karton të kuq u ndëshkua edhe Glen Daja, ndihmësi i trajnerit të “nëndetëses”, Ilir Daja, duke bërë që ai të mungojë në derbi.

Kështu, Ilir Daja s’do të ketë krahun e djathtë të tij në derbin ndaj bardhebluve. Kujtojmë që kjo ndeshje do të luhet të premten e 17 prillit, duke nisur prej orës 19:00.



Read it all at Bota Sot