Talentin shqiptar që çuditi Messin, zgjidhet përsëri në formacionin e javës

- Bota Sot

Talentin shqiptar që çuditi Messin, zgjidhet përsëri në formacionin e javës

Futbollidti Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në kampionatin amerikan të futbollit ku në startin e edicionit ka qenë një nga emrat më të përmendur, ndonëse vetëm në moshën 17-vjeçare.

Mesfushori ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe po shfaqet rregullisht edh enë formacionet ideale të përzgjedhura nga ekspertët e MLS javë pas jave.

Kështu ka ndodhur edhe pas javës së 7 të kampionatit, ku djaloshi i cili ka veshur edhe fanellën e U15 të Shqipërisë para se të kalonte te SHBA, la shenjë me paraqitjen përballë Inter Miamit. 

Ndonëse ekipi i New York Red Bulls luante në transfertë ndaj kampionëve, Mehmeti dhe shokët e tij dhuruan një paraqitje mbresëlënëse dhe ia dolën të ndalnin Messi & Co.

Vetë Mehmeti ishte autori i golit të barazimit 2:2, që i hoqi mundësinë Inter Miamit që t’i gëzohej fitores së parë në stadiumin e ri.



Read it all at Bota Sot