Flick: Jemi në rrugën e duhur

- Bota Sot

Flick: Jemi në rrugën e duhur

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, foli për mediat pak orë para ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League që klubi “blaugrana” do të luajë sot kundër Atlético Madrid.

Katalanasit u mundën 0-2 në shtëpinë e tyre në sfidën e parë, ndaj sot nevojitet një performancë e fortë për të siguruar përmbysjen e kualifikimin. “Nuk jam i shqetësuar. Ajo që dua është të luajmë futboll të mirë”, tha Flick.

“E dimë që mund të mbrohemi shumë më mirë, por është një çështje ekipi. Të gjithë në ekip duhet të jenë të bashkuar; duhet të mbrohemi si një njësi”, deklaroi trajneri gjerman.

Më tej, Flick shtoi: “Pa topin, është shumë e rëndësishme të menaxhojmë hapësirën dhe ta zvogëlojmë atë. Kur e kemi topin, ky është stili ynë i lojës. Bëhet fjalë për përmirësim dhe për të qenë në gjendje të shënojmë gola”.

“Mendoj se mentaliteti dhe qëndrimi janë shumë të rëndësishëm. Ajo që shoh është se skuadra ime ka një lidhje të jashtëzakonshme me tifozët. E kemi parë këtë sezon dhe ka një efekt shumë pozitiv në skuadër sepse, duke parë përpara nesër, çdo lëvizje do të jetë e rëndësishme”, tha Flick.

“Duhet të besojmë në veten tonë, të dimë se mund ta bëjmë. Ndjej se skuadra është në rrugën e duhur. Duhet të jemi të guximshëm. Kemi cilësinë dhe në ndeshje si kjo, zakonisht luajmë më mirë“, përfundoi Hansi Flick.



Read it all at Bota Sot