Pamje të rënda / Shikoni momentin kur 19-vjeçari hyn në shkollë dhe fillon të qëllojë me armë zjarri

- Bota Sot

Pamje të rënda / Shikoni momentin kur 19-vjeçari hyn në shkollë dhe fillon të qëllojë me armë zjarri

Janë publikuar pamjet e rënda kur një 19-vjeçar hyri në një shkollë profesionale në Turqi dhe qëllon me armë zjarri, duke plagosur 16 persona.

Autoritetet turke thonë se  vetë autori i dha fund jetës gjatë operacionit policor për kapjen e tij.

Incidenti ndodhi në orët e mëngjesit në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Ahmet Koyuncu, e vendosur në rrugën Rustu Kucukomer në Siverek, Sanliurfa.

Sipas autoriteteve, autori i krimit, i cili u identifikua si 19-vjeçari Omer Ket, hyri në shkollë armatosur me një armë gjahu dhe filloi të qëllonte pa dallim, duke shkaktuar panik tek nxënësit dhe mësuesit.

Autori ishte një ish-nxënës i shkollës, i cili kishte studiuar deri në klasën e nëntë dhe më pas ishte regjistruar në një shkollë të mesme me mësim në distancë. 19-vjeçari, i lindur në vitin 2007, dyshohet se qëlloi veten kur policia u përpoq ta mbante nën kontroll, duke rezultuar në vdekjen e tij brenda shkollës.



Read it all at Bota Sot