Pas rinovimit dhe parakalimit të Como në vend të 4-t, Luciano Spalletti ka filluar të mendojë për sezonin e ri. Ai ka përgatitur një listë dëshirash për klubin në lidhje me merkaton e verës.
Dhe kjo listë fillon me mbrojtjen, ku objektivi kryesor është Kim Min-Jae.
Trajneri madje ka vendosur ta kontaktojë vetë mbrojtësin korean.
Kim, aktualisht te Bayern, me trajnerin Spalletti ka fituar titullin në Napoli.
Ai do të largohet nga Gjermania në fund të sezonit, edhe pse kontrata e tij me bavarezët skadon në 2028-ën
. Lojtari ka raporte shumë të mira me ish-trajnerin. Në anën tjetër, Bayern nuk do ta lëshonte aq lehtë. Për kartonin e mbrojtësit kërkon rreth 40 milionë euro.
Një shifër e lartë, ashtu si dhe paga e lojtarit, që te Bayern përfiton pak më shumë se 8 milionë euro në vit.
Për këtë arsye Juventusi duhet të sigurojë me çdo kusht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Kim ndiqet ndërkohë edhe nga Milani.