UEFA qetëson Barçën për cilësinë e barit në “Metropolitano”

- Bota Sot

UEFA qetëson Barçën për cilësinë e barit në “Metropolitano”

 

Në stërvitjen e fundit të bërë mbrëmjen e kaluar drejtuesit e Barçës janë ankuar për kushtet e tapetit në “Metropolitano”.

Hansi Flick është parë pranë delegatit të UEFA-s, të cilit i ka shpjeguar se bari nuk ishte prerë sa duhej si dhe fusha ishte shumë e thatë.

Nga ana e saj UEFA ka siguruar Barçën se ditën e sotme gjithçka do të jetë brenda rregullave.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco, la të kuptohej sot se kishte besim se kushtet e fushës do të përmirësoheshin.



Read it all at Bota Sot