Arteta: Duhet ta pranojmë sfidën e titullit

- Bota Sot

Arteta: Duhet ta pranojmë sfidën e titullit

Arsenal është renditur në vendin e dytë gjatë tre sezoneve të fundit në Premier League dhe nëse ky rezultat do të përsëritej edhe këtë sezon do të ishte një zhgënjim i madh për “topçinjtë”. Javët e fundit, skuadra londineze ka humbur vrullin dhe distancën që kishin ndaj Manchester City.

Tani, Arsenal ka 6 pikë epërsi ndaj City, por me një ndeshje më shumë, ndërkohë që dy kryesuesit do të përballen këtë fundjavë në Manchester. Humbja e fundit në shtëpi ndaj Bournemouth ka ngritur sërish në pikëpyetje serioze në lidhje me mentalitetin e tyre fitues të titullit.

Trajneri Mikel Arteta, i cili ishte po luan pa Bukayo Saka, Jurrien Timber, Martin Odegaard dhe Riccardo Calafiori, të dëmtuar, tha: “Nuk mund t’i kontrollojmë dëmtimet. Ajo që mund të kontrollojmë janë performancat tona gjatë nëntë muajve të fundit. Çdo gjë që thuhet kur ke një humbje në shtëpi, duhet ta pranosh këtë. Nuk ka justifikime”.

“Bëhet fjalë për mënyrën se si do të ngrihemi, para së gjithash, individualisht, dhe pastaj si ekip për ta ndryshuar këtë situatë menjëherë të mërkurën kundër Sporting në Champions League.

Pra, na duhen të gjithë lojtarët, të aftë dhe të disponueshëm”, tha Arteta.

“Ata që nuk janë të përfshirë kohët e fundit janë lojtarë vërtet të mëdhenj dhe të rëndësishëm dhe na duhen menjëherë sepse atëherë do të jemi shumë më të fortë.

Të gjithë duhen të besojnë. Unë i pari e pranoj këtë sfidë dhe do të shkoj të luftoj për të”, tha Arteta.



Read it all at Bota Sot