Ndeshja mes Manchester City-t dhe Arsenal i është besuar njëri prej arbitrave më kontraversal të viteve të fundit. Bëhet fjalë për Anthony Taylor, i cili ka marrë të drejtën për të gjykuar ndeshjen e vitit në Angli edhe pse ka lindur në Wythenshawe të Manchester-it.
Për ndeshjen ku pritet të catkohet edhe fituesja e këtij sezoni në Premier League, të gjithë besojnë se Taylor do të gjykojë si i paanshëm edhe pse ka lindur në njërën prej qytezave të Manchester-it.
Sipas ish-arbitrit të Premier League Graham Scott për Taylor nuk do të jetë një problem që të jetë i paanshëm në këtë ndeshje pasi 47-vjeçari është tifoz i një tjetër skuadre.
“Fakti që jeton shumë pak kilometra nga stadiumi e bën Taylor-in që të konsiderohet jo i përshtatshëm për ndeshjet ku luajnë ekipet e Manchetser-it. Unë mendoj se për Anthony-n nuk është një problem. Ai është një tifoz i Altrincham F.C.”, tha Graham Scott për “The New York Times”.
Një fakt të tillë e konfirmon edhe vetë presidenti i skuadrës, e cila militon në divizionin e pestë të kampionatit anglez.
“Anthony gjithmonë ka qenë një tifoz i Altrincham-it. Prej vitesh ai merr biletën sezonale të Altricham-it edhe pse e ka të pamundur që të jetë prezent në të gjitha ndeshjet”, tha Grahame Rowley për të përditshmen amerikane.