Lineker sulmon ashpër Artetën

- Bota Sot

Lineker sulmon ashpër Artetën

Gary Lineker, ish-sulmues i Barcelonës dhe Tottenham, kritikoi Mikel Arteta dhe Arsenalin në BBC.

Pas humbjes 2-1 ndaj Bournemouth, me Manchester City në -6 pikë dhe një ndeshje më pak, gara për titull e Premier League mbetet e hapur.

“Ai garon me veten…, po i tregon botës se presioni e ndikon maksimalisht, – tha Lineker, duke e bërë përgjegjës trajnerin spanjoll për rënien e formës. – Metodat e Artetës janë pothuajse qesharake…, me video TikTok në ekrane gjigante gjatë stërvitjes”.

Lineker shtoi: “Nëse bën diçka ndryshe, bëje në privat dhe sigurohu që askush të mos e regjistrojë.

Kjo është këshilla ime e sinqertë”. Ai përfundoi: “Nëse tërheq vëmendje dhe nuk fiton, kjo kthehet në problem më të madh”.



Read it all at Bota Sot