“Finalja” përballë Laçit në transfertë

- Bota Sot

“Finalja” përballë Laçit në transfertë

Pogradeci do të luajë këtë të diel përballë Laçit në transfertë, ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë së Parë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, do të nisë në orën 15:00.

Një duel direkt për vendin e dytë, që do të thotë afrimi me objektivin kryesor, ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Një rast perfekt për klubin liqenor, të cilët së fundmi kanë bërë një postim në rrjetet sociale.

Klubi i Pogradecit i kërkon tifozërisë mbështetje masive në këtë transfertë. Në postimin e bërë në faqen zyrtare, Pogradeci thekson se ky është një mision dhe jo thjesht një transfertë.

POSTIMI:

Tifozëri liqenore, ka ardhur momenti të tregojmë edhe një herë forcën dhe bashkimin tonë për ekipin!

Udhëtimi drejt Laçit nuk është thjesht një transfertë, është një mision për të mbështetur ekipin tonë si gjithmonë.

Kërkohet që çdo anëtar të konfirmojë numrin e saktë të personave që do të jenë pjesë e këtij udhëtimi deri ditën e premte, ora 16:00 të paraqiten personalisht në stadium.

Kjo është thelbësore për organizimin dhe për të treguar se Tifozëria Liqenore është gjithmonë në krye, aty ku i takon. Ekipi ka nevojë për ju. Zëri i juaj, forca e ekipit!



Read it all at Bota Sot