Qazim Laçi mahnit të gjithë në Turqi

- Bota Sot

Qazim Laçi mahnit të gjithë në Turqi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, po përjeton një moment shumë të mirë, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij në kampionat.

Pas paraqitjes së shkëlqyer në fundjavë, ku kontribuoi me dy asistime dhe një gol, Laçi ka vazhduar formën e lartë edhe në ndeshjen e radhës, duke udhëhequr Çaykur Rizespor drejt një përmbysjeje 2-1 ndaj Gaziantep.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 79-të, kur gjatë një goditjeje këndi, mesfushori shqiptar realizoi me një goditje fluturimthi një gol spektakolar, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në një moment kritik të ndeshjes.

Ky gol i dha shtysë të madhe Rizesporit, që pak minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në garën kampionale.

Për Laçin, ky ishte goli i gjashtë sezonal në kampionat, të cilit i shtohen edhe tetë asistime në 29 javë të Superligës turke.

Pas ndeshjes, ai u vlerësua si lojtari më i mirë i takimit, duke marrë notën 8.1 për paraqitjen e tij vendimtare.



Read it all at Bota Sot