Lukaku në telashe

- Bota Sot

Lukaku në telashe

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku (32), është në prag të përjashtimit nga skuadra e parë e SSC Napoli deri në përfundim të sezonit aktual.

Sipas raportimeve të “La Repubblica”, klubi napolitan ka marrë vendim që të mos e përfshijë më lojtarin në planet sportive për pjesën e mbetur të sezonit, duke sinjalizuar një ndarje të afërt mes palëve.

Mësohet se drejtuesit e SSC Napoli po planifikojnë ta nxjerrin në shitje sulmuesin gjatë afatit kalimtar veror.

Lukaku nuk ishte shfaqur në stërvitje pas ndeshjeve ndërkombëtare te Napoli.



Read it all at Bota Sot