Pas dy fitoreve fantastike dhe një dominance të plotë në grup, vajzat e Kosovës në futboll kthehen sot në fushë për një tjetër mision të rëndësishëm.
Vajzat tona do të përballen në udhëtim me Bullgarinë, të martën nga ora 16:00, në një ndeshje që mund të vulosë fatin e promovimit në një rang më të lartë garash.
Me një mbrojtje që ende nuk ka pësuar gol dhe një sulm që po shkëlqen,
Dardanet kërkojnë të blindojnë pozitën e parë.