Skuadra e Real Madridit ka mbërritur në Mynih, për ndeshjen e nesërme ndaj Bayernit në çerekfinalen e UEFA Champions League.
Klubi madrilen para disa minutave ka arritur në qytetin gjerman dhe kanë shkuar drejt hotelit.
Afër hotelit kishte prani të tifozëve, të cilët prisnin me padurim yjet e klubit spanjoll.
Kujtojmë që ndeshja mes Bayernit dhe Real Madridit zhvillohet nesër nga ora 21:00.