Partizani ia ndjen mungesën një lojtari të tillë

- Bota Sot

Partizani ia ndjen mungesën një lojtari të tillë

Jurgen Bardhi i ka dhënë lamtumirën kampionati shqiptar që në vitin 2021, kur vendosi të largohej nga Partizani për të nisur një etapë të re të karrierës së tij në Turqi.

Fillimisht ai u bë pjesë e Tuzlaspor, më pas te Keçiorengyçy dhe së fundmi te Umraniespor.

Mesfushori ofensiv po bën mjaft mirë në kategorinë e dytë turke, duke u kthyer në një nga lojtarët më të vlerësuar. Një natë më parë, ai ishte protagonist në barazimin 2-2 të Umraniespor ndaj Amedspor.

Fillimisht Bardhi dha asist për golin e parë të ekipit të tij, e më pas shënoi edhe vetë një gol.

Kjo paraqitje ka bërë që Bardhi të vlerësohet me notën e lartë 8,1 nga portali i njohur i statistikave “SOFASCORE”, gjë që i ka siguruar edhe një vend në formacionin ideal të kësaj jave në kategorinë e dytë turke.



Read it all at Bota Sot