Siç zakonisht në këtë periudhë, që kur është krijuar shërbimi i vëzhgimit nga Federata e Futbollit e Maqedonisë, puna në lidhje me lojtarët nga diaspora është në maksimum dhe çdo ditë shfaqen emra të rinj, përfaqësues potencialë.
“Njëri prej tyre është Elion Imeri, aktualisht lojtar i Kalmarit suedez. Djali që luan në mesfushë - sulmues, debutoi për ekipin e parë të Kalmarit pak kohë më parë, megjithëse ende nuk i ka 17 vjet.
Nga ana tjetër, Imeri është tashmë pjesë aktive e ekipit kombëtar suedez U-17 dhe ka bërë paraqitje kundër Malit të Zi, Greqisë, Norvegjisë…”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.
“Sipas informacioneve, Imeri është me origjinë nga Shkupi, dhe këtë periudhë ne sigurisht që dëshirojmë që ai të kontaktohet nga shërbimi i vëzhgimit të FFM-së dhe që ti ndryshohet pasaporta.
Në këtë mënyrë ai mund të luajë për ekipin tonë kombëtar”, shkruan media maqedonase.