E marta spektakolare në Champions: Atletico Madrid – Barcelona dhe Liverpool – PSG

- Bota Sot

E marta spektakolare në Champions: Atletico Madrid – Barcelona dhe Liverpool – PSG

Mbrëmja e së martes në Artmotion do të jetë e rezervuar për ndeshjet e kthimi të fazës çerekfinale të Champions League.

Dy superndeshje me fillim nga ora 21:00.

Atletico Madrid – Barcelona, do të jetë derbi i gjigantëve spanjoll.

Madrilenët triumfuan në ndeshjen e parë përballë katalunasve me rezultat 0:2.

Synim i skuadrës së Hansi Flick, mbetet rikthimi i rezultatit për të vazhduar tutje në gjysmëfinale, por se a do të ndodh kjo mbetet të shihet.

Ndërkaq, një tjetër ballafaqim i fortë do të jetë në “Anfield Road”, ku Liverpool do të nikoqir i kampionëve aktual Paris Saint Germain.

“The Reds” e humbën lojën e parë me rezultat 2:0 në Francë dhe tash ekipi i Arne Slot do të bëjë përpjekje të bëjë kthimin e rezultatit në favor të tyre.



Read it all at Bota Sot