Gjiganti italian kryeson garën për Lewandowskin!
E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona është gjithnjë e më e pasigurt.
Sipas mediave spanjolle, për sulmuesin polak Interesim kanë shfaqur Milan dhe Atletico Madrid, por Juventus aktualisht kryeson garën.
Klubi italian është gati t’i ofrojë një kontratë atraktive dhe rol kyç në skuadër, ndërsa Barcelona po përgatitet për një epokë të re në sulm duke kërkuar pasuesin e tij.