Tërbohen tifozët

- Bota Sot

Tërbohen tifozët

Ish-trajneri i Interit është eliminuar nga italiani tjetër Mançini.

Tërbohen tifozët e Al Hilal, pasi edhe titulli në Saudi Pro League duket I vështirë.

Simone Inzaghi vazhdon të kritikohet nga tifozët e Al Hilal pas eliminimit nga Champions League aziatike nga Al Sadd i Roberto Mancini.

Një goditje e fortë për ish-trajnerin e Lacios dhe Interit.

Skuadra e tij mban vendin e dytë në Saudi Pro League, 5 pikë prapa Al Nassr të Cristiano Ronaldo 6 java para fundit të kampionatit.

Rezultatet e fundit kanë bërë që tifozët të ndalin kundër trajnerit Simone Inzaghi. “I papërgatitur”, “Largohu” – ishin mesazhet më të përsëritura në rrjetet sociale.

Tensioni është vazhdë e asaj që ndodhi në shkurt, kur Al Hilal kaloi nga +7 në -3 pikë në klasifikim ndaj rivalit Al Nassr.

Në atë moment delikat u fol shumë në Arabi për shkarkimin e trajnerit Inzaghi, që ka një kontratë prej 26 milionë eurosh në vit deri në 2027-ën.



Read it all at Bota Sot