Nga sot e deri më 17 prill, rruga Pejë-Rozhajë, më saktësisht në fshatin Dacaj, do të jetë e bllokuar për kamionë.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas Q KMK-së, bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre.
Për automjete të vogla rruga do të jetë e hapur.
QKMK-ja bën me dije se qytetarët që dëshirojnë informacione shtesë, mund ta kontaktojnë qendrën në numrat: +383(0)45198000, +383(0)45198606 dhe numrin pa pagesë 080050095.