Pas rinovimit të kontratës, trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar përforcime të Juventusi, në merkaton e verës.
Trajneri i bardhezinjve kërkon një investim të rëndësishëm në mesfushë, ku emri i preferuar mbetet Stanislav Lobotka.
Sllovaku, i cili ka punuar më parë me Spallettin te Napoli, konsiderohet profili ideal për skemat e teknikut toskan.
Pengesa kryesore mbetet presidenti De Laurentiis, pasi klauzola e largimit prej 25 milionë eurosh vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.
Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2027 dhe bisedimet për rinovimin e tij me klubin e Napolit aktualisht janë pezulluar. Juventusi pritet të bëjë një tentativë zyrtare, duke llogaritur edhe dëshirën e futbollistit për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij.
Përveç Lobotkas, në listën e klubit torinez figurojnë edhe emra si Bernardo Silva, Goretzka dhe Kessie. Klubi bardhezi po mban të hapura të gjitha opsionet për të siguruar një emër të madh në qendër të repartit.