Liverpooli beson te mrekullitë në “Anfield”

- Bota Sot

Liverpooli beson te mrekullitë në “Anfield”

Sonte në mbrëmje do të luhen dy sfidat e kthimit cerekfinaliste të champions ligë. Barcelona kërkon të përmbysë rezultatin ndaj Atletikos, por historinë nuk e ka në anën e saj. Ndërkaq, në Angli, Liverpuli beson te mrekullitë e stadiumit “Enfilld” për të përmbysur PSG-në

Sonte rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve me dy përballje që do të vendosin fatin e gjysmëfinalistëve të parë të sezonit 2025/26.

Në Madrid, Barcelona përballet me një mision të vështirë pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë. Katalanasit duhet të reagojnë fort në Metropolitano, ndërsa Atletico Madrid synon të mbrojë avantazhin dhe të shfrytëzojë çdo hapësirë.

Katalanasit nuk kanë statistika të mira ndaj madrilenëve në champions ligë. Barcelona është eliminuar dy herë nga Atletiko në cerekfinale.

Në vitin 2014, skuadra e Simeones barazoi në “Camp Nou” dhe u kualifikua në ndeshjen pas triumfit 1 me 0. Ndërkaq në vitin 2016 dopieta e Griezmann, përmbysi humbjen 2-1 të ndeshjes së parë.

Megjithatë, na kampin katalanas besojnë te përmbysja. Skaudra e Flik vjen pas fitores 4 me 1 ndaj Espanjol dhe thelluan në 9 pikë diferencën me realin. Me La ligan thuajse të fituar, katalanasit synojnë të vijojn rrugëtimin në champions.

Hansi flik deklaroi se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin. Ai theksoi se Atletiko është një skuadër shumë e fortë dhe për këtë arsye skuadra e tij duhet  të japë maksimumin.

Ndërkaq, në kampin tjetër, SImeone theksoi se e ka përgatitur një plan për të ndaluar Barcelonës.

Tekniku la gjysmën e skuadrës në stol në fundjavë, për të ruajtu energjitë në champions.

Ndërkohë në Angli, Liverpool ka një mision të vështirë pas humbjes 0-2 në Paris.

Të kuqtë duhet të jenë në një mbërmje perfekte për të përmbysur rezultatin. Shpesh në “Anfilld”, kanë ndodhur përmbysje të mëdha, po sonte mbetet për tu parë nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe ndaj kampionëve të francëz dhe të europës.

Skuadra e Slot ka bërë një sezon zhgënjyes në premier ligë dhe e vetmja shpresë për trofe mbetet champions ligë.

Për të mbajtur gjallë ëndrën për një titull, anglezët duhet të bëjnë një përmbsje të madhe për të eliminuar PSG e Luis Enrikes.

Të dyja sfidat e kthimit cerekfinale të champions ligë, do të luhen sonte në orën 21:00



Read it all at Bota Sot