Hungaria i jep leksion Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Hungaria i jep leksion Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje me rezultat 5:0 nga vashat e Hungarisë, në ndeshjen e tretë të Grupit 3 në Ligën C të kualifikimeve për Kampionatit Botëror në futboll.

Në duelin që u luajt në Manastir, për 20 minuta shënuan tri herë.

Me golat e Papai dhe dy të Cajni, Hungaria udhëhoqi me rezultat 0:3 deri në minutën e 20-të.

Savanya shënoi në minutën e 45-të për 0:4, dhe në minutën e 88-të e vulosi rezultatin në 0:5.

Pas tre ndeshjeve të luajtura, Maqedonia është në pozicionin e tretë në grup me 3 pikë dhe një diferencë golash prej 3:7.

Hungaria është në krye me 7 pikë, para Azerbajxhanit me 3 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak se Maqedonia. Andorra është e katërta me një pikë nga dy ndeshje.



Read it all at Bota Sot