Muçi i bën të pendohen te Beshiktashi.

- Bota Sot

Muçi i bën të pendohen te Beshiktashi.

Trabzonspori akoma nuk ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së kartonit të Ernest Muçit.

Dhe pse duket të jetë çështje kohe, te Beshiktashi po mendojnë për çdo skenar.

Gazetari Ertan Suzgun zbulon se Beshiktashi, që para sezonit e kishte të padëshiruar, do ta llogariste edhe njëherë. Në Turqi zërat e merkatos ndryshojnë shpesh herë, pasi vetëm disa ditë më parë u raportua që nuk shfaqet në planet e trajnerit.

“Përfaqësuesit e lojtarëve që Beshiktashi i ka huazuar së shpejti do të mbërrijnë në Stamboll.

Ka shumë lojtarë që nuk konsiderohen pjesë e planeve të ekipit.

Nëse opsionet për Muçin dhe Semihin nuk shfrytëzohen, këta lojtarë po merren në konsideratë aktualisht për skuadrën”, shprehet gazetari turk.

Muçi nuk po luan që prej një muaji me Trabzonsporin. Rikthimi i tij nga Kombëtarja solli edhe dëmtim, ndërsa është çështje ditësh që të rikuperohet plotësisht.



Read it all at Bota Sot