Autogoli që i kushtoi më jetë, historia që trondit

- Bota Sot

Autogoli që i kushtoi më jetë, historia që trondit

Mbiemri Escobar duket se mban një barrë të rëndë në Kolumbi.

Futbollisti Andres Escobar u vra në vitin 1994.

Andres Escobar i pafat, u vra më 2 korrik të vitit 1994, para një klubi të natës në Medellín të Kolumbisë.

Futbollisti u vra për një autogol që shënoi në ndeshjen kundër SHBA-së në Kampionatin Botëror, gjë që i kushtoi Kolumbisë të mos siguroi një vend në raundin tjetër të garës.

Ndeshja u luajt më 22 qershor të vitit 1994, në stadiumin “Rose Bowl‘ në Pasadena. Kolumbia kishte humbur ndaj Rumanisë para asaj ndeshjeje dhe vetëm një fitore kundër vendasve, SHBA do ti kishte mbajtur ata në garë për të tetën e finales. Andres Escobar ishte figura tragjike e ndeshjes, pasi shënoi autogol në minutën e 34-të të ndeshjes, të cilën Kolumbia e humbi 2:1.

Askush nuk dyshonte se me autogolin, Escobar nënshkroi “vetë dënimin me vdekje”.

"Ju siguroj se asgjë e çuditshme nuk ndodhi në grupin tonë, thjesht luajtëm keq. Shihemi së shpejti sepse jeta nuk mbaron këtu", shkroi Escobar në një artikull për "El Tiempo",para se të vritej dhe këto fjalë ende shkaktojnë dridhje sot.

Dhjetë ditë më vonë, Escobar u kthye në Kolumbi, megjithëse fillimisht kishte planifikuar të vizitonte të afërmit në Las Vegas. Futbollisti kolumbian e kaloi natën me miqtë në një klub nate në periferi të Medellinit.

Sipas versionit zyrtar të policisë, Escobar u largua nga klubi rreth orës tre të mëngjesit.

Në parkingun para klubit, tre persona po e prisnin dhe filluan të grindeshin me të. Escobar kishte hipur tashmë në makinën e tij kur njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi me 12 plumba drejt futbollistit.

Thuhet se vrasësi bërtiti "Gol" pas çdo të shtëne, në mënyrën e komentatorëve të Amerikës së Jugut. 

Më shumë se 100,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Andres Escobar dhe, pavarësisht autogolit të tij, futbollisti ishte i dashur në vendin e tij, duke i fituar nofkën "zotëria i futbollit".

Në korrik 2002, një statujë e tij u ngrit në Medellín.



Read it all at Bota Sot