Arteta: Të bëjmë diçka historike

- Bota Sot

Arteta: Të bëjmë diçka historike

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale me Sporting në Ligën e Kampioneve.

Anglezët fituan 1-0 në ndeshjen e parë në Portugali, tani duhet të administrojnë dhe sigurojnë kalimin në gjysmëfinale.

“Po përpiqemi të bëjmë diçka që nuk është bërë në historinë e klubit (fitimi i kampionatit  dhe Ligës së Kampionëve), kështu që kjo tregon vështirësinë.

Ne e vlerësojmë shumë se ku ndodhemi. Po garojmë për të fituar Premier Ligën dhe jemi në një pozicion vërtet të fortë, kemi pa e fituar atë për 22 vjet”.

“Çfarë dua të shoh nga lojtarët? Asnjë frikë, kaq është. Kjo është ajo që dua të shoh te lojtarët dhe njerëzit”.

Për Sportingun: “Qasja që ata do të kenë është të jenë një ekip shumë, shumë dominues.

Ne jemi të gatshëm edhe për këtë dhe do të zbatojmë atë që nevojitet për të fituar ndeshjen”.



Read it all at Bota Sot