Arsim Abazi nuk do të jetë më trajner i Dinamos së Ferizajt.
Skuadra ferizajase ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Abazin, i cili vjen pas humbjes nga Vëllaznimi në fundjavën që shkoj.
Po ashtu Dinamo ka njoftuar se në krye të ekipit do të jetë trajneri Egzon Shabani.
Abazi ka marr drejtimin e Dinamos së Ferizajit para katër muajve, derisa aktualisht gjendet në vendin e dytë në Ligën e Parë, me 59 pikë, aq sa ka edhe Vushtrria..