Rrahmani, vazhdon rrugëtimin e tij në Rapid Wien

- Bota Sot

Rrahmani, vazhdon rrugëtimin e tij në Rapid Wien

Talenti Edvin Rrahmani, ka vazhduar rrugëtimin e tij me gjigantin austriak, Rapid Wiena.

17-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re, e vlefshme deri në vitin 2028.

Ky është një hap i madh në karrierën e tij profesionale, pasi Rrahmani ka treguar pjekuri të madhe taktike, vizion të qartë dhe aftësi teknike që e dallojnë nga bashkëmoshatarët e tij.

Zgjatja e kontratës së tij deri në vitin 2028 është një dëshmi e besimit të klubit në potencialin e tij dhe një sinjal i qartë se ai konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen.

Rrahmani aktualisht luan te skuadra e të rinjëve të Rapid Wiena, derisa në sezonin e ardhshëm pritet të luaj në skuadrën e parë.



Read it all at Bota Sot