Dikur një prej futbollistëve më të shtrenjtë në botë, me një vlerë që arrinte deri në 160 milionë euro, sot karriera e Raheem Sterling duket në rënie të ndjeshme.
Sulmuesi anglez, i cili ka mbi 80 paraqitje me përfaqësuesen e Anglisë, po kalon një periudhë të vështirë te Feyenoordi.
31-vjeçari nuk u aktivizua në derbin e fundit ndaj NEC Nijmegen, që përfundoi në barazim 1-1, duke e ndjekur të gjithë ndeshjen nga stoli. Trajneri i skuadrës holandeze, Robin van Persie, deklaroi se Sterling nuk ishte plotësisht në formë fizike, por kjo arsye nuk ka bindur median lokale.
\Sipas raportimeve në Holandë, ka dyshime të mëdha jo vetëm për gjendjen fizike të sulmuesit, por edhe për të ardhmen e tij në klub.
Madje, thuhet se Sterling mund të mos jetë më pjesë e planeve të Van Persie deri në fund të sezonit dhe, me shumë gjasë, as për edicionin e ardhshëm.
Nga një protagonist në klubet më të mëdha të Premier League-s, Sterling tani po përballet me një realitet krejt ndryshe, ku kritikat janë shtuar dhe roli i tij në skuadër është minimizuar ndjeshëm.
Situata e tij mbetet për t’u parë në javët në vijim, por është e qartë se karriera e anglezit ndodhet në një moment kritik.