Shkëndija marrin fitoren e 20-të sezonale në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija mundi Shkupin me rezultat 6:0 .
Futbollisti Anes Meliqi u shpreh i lumtur: “Ishte një ndeshje që duhej ta kalonim.
Tani të gjithë e dimë se jemi në sprintin final të kampionatit dhe çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht.
Fakti që shënuam gjashtë gola do të thotë se ishim shumë seriozë. Dua të potencoj se më vjen shumë keq për gjendjen e Shkupit.
Vetë vij nga Shkupi, aty kam lindur dhe uroj ky klub ta kalojnë sa më shpejt këtë krizë dhe të kthehen sa më shpejt aty ku e kanë vendin. Klubi i Shkupit ka histori shumë të madhe dhe mëkat të jenë në këtë gjendje.
Të shënoj dy herë është një ndjenjë shumë e veçantë. Jam i lumtur për golat, por mbi të gjitha për tre pikët”.