Interi dyfishon pagën e trajnerit në kontratën e re

- Bota Sot

Interi dyfishon pagën e trajnerit në kontratën e re

Rumuni aktualisht përfiton 2.5 milionë euro dhe pritet që të shkojë në 5 milionë euro. Kontrata e tij do të zgjatet edhe për dy vjet të tjera.

Dhjetë muaj më parë klubi zikaltër vendosi t’ia besonte stolin Cristian Chivu. Ishte një zgjedhje racionale brenda një furtune emotive. Dhe tani rinovimi, pas një martese të lumtur dhe konfirmimesh reciproke, me aromën e titullit që ka filluar të ndihet, është hapi i radhës.

Për trajnerin rumun do të ketë një kontratë të re, një kontratë top. Në mes të prillit, 6 javë para finishit, Chivu është gati të hyjë në historinë e Interit: një titull që në sezonin e parë është diçka e rrallë, ka ndodhur vetëm 5 herë në 118 vjet histori.

Projekti Chivu do të vazhdojë në çdo pikëpamje. Në fushë me një merkato të përshtatshme, me udhëzimet e trajnerit në versionin menaxher. Kontrata që skadon në 2027-ën do të zgjatet me dy vjet, deri në 2029-ën. Dhe paga natyrisht do të jetë më e lartë. Dy milionë e gjysmë euro ishin shifra e hyrjes, kontrata e re do të ketë shifrat e trajnerëve më të mirë në Itali.

Diskutimet konkrete do të bëhen në kohën e duhur, por brenda Interit kanë qëllimin ta dyfishojnë shifrën, duke shkuar në 5 milionë euro. Vetëm Conte paguhet me shifra të larta te Napoli, 9 milionë euro plus bonuset, kurse Allegri te Milani dhe Gasperini te Roma përfitojnë 5.5 milionë euro.

Bisedimet duket se janë fiksuar për momentin, kur titulli kampion të jetë siguruar matematikisht. Duhet edhe shumë pak, po të shohim klasifikimin.

E ardhmja është gjithmonë e më shumë në shenjën e trajnerit Chivu, sepse rumuni ka bindur për stilin e tij dhe menaxhimin e grupit. Rezultatet janë pasojë e punës së tij të mirë.



Read it all at Bota Sot