Milani ka 3 hipoteza për pasuesin

- Bota Sot

Milani ka 3 hipoteza për pasuesin

Max shihet si njeriu i duhur për të rimëkëmbur kombëtaren “axurre”, e goditur rëndë nga eliminimi i tretë radhazi në Play-off-in e Botërorit.

Giovanni Malago i ka numrat për të qenë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit. Duhen pritur zgjedhjet, por ai është kandidati kryesor. Nëse merr drejtimin e federatës, Malago duhet të zgjedhë së pari trajnerin e Italisë.

Përkohësisht është vendosur Silvio Baldini në stol, por Italia ka nevojë për një trajner me eksperiencë, të profilit tipik italian.

Nuk është mister që Malago ka zgjedhur trajnerin e Milanit, Max Allegri. Ai është një menaxhues shumë i mirë i burimeve njerëzore dhe organizator perfekt i planit të lojës ndaj kundërshtarit të radhës.

Te Milani nuk mund të presin vendimin e trajnerit të tyre dhe kanë nisur të marrin masat. Ndonjë emër është gati, edhe pse për momentin është vetëm një sugjestion emërimi i Allegri tek Italia.

Italiano është një nga të preferuarit e Furlani.

Po ashtu, kuqezinjtë po ndjekin zhvillimet e Gasperini-Roma dhe në rast se ka një ndarje përfundimtare, mund të përfitojnë.

Ka edhe një hipotezë të bujshme: rikthimi në Itali i Simone Inzaghi. Igli Tare e njeh shumë mirë nga koha e Lazio. Janë të gjitha hipoteza, por në klubin kuqezi nuk duan të gjenden të papërgatitur.



Read it all at Bota Sot