Liga e Kampionëve sjell sonte dy përballje të tjera çerekfinale që pritet të përcaktojnë gjysmëfinalistët: Bayern Munih – Real Madrid dhe Arsenal – Sporting Lisbona.
Vëmendja kryesore është e përqendruar në supersfidën Bayern Munich – Real Madrid, ku bavarezët vijnë me avantazh pas fitores 2–1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Madrid.
Në ndeshjen tjetër, Arsenal pret në “Emirates” Sporting Lisbonën, duke hyrë me epërsi minimale 1–0 nga dueli i parë në Portugali dhe synon kualifikimin në gjysmëfinale, ku fituesi do të përballet me Atletico Madrid, që mbrëmë eliminoi Barcelonën.
Ndërkohë, Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar tashmë kualifikimin në gjysmëfinale, pasi eliminuan Barcelonën dhe Liverpoolin.
Sonte nga ora 21:00 luhet ndeshja çerekfinale ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madrid.
Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me Paris Saint-Germain në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.