Ulivieri: Kam shumë dyshime

- Bota Sot

Ulivieri: Kam shumë dyshime

Renzo Ulivieri, president i Shoqatës Italiane të Trajnerëve për mbi 20 vite, në një intervistë për “La Repubblica”, foli mbi problemet e kombëtares italiane, e cila për herë të tretë radhazi nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës:

“Të mos shqetësohesh do të ishte budallallëk, por duhet të veprojmë me arsyetim”.

Ulivieri theksoi rëndësinë e sentimentit dhe përkatësisë: “A iu intereson kombëtarja vërtet klubeve tona? Kam shumë dyshime, gjithnjë e më shumë pronarët janë fonde investimesh të huaja”.

Ai shtoi se Serie A ka më shumë të huaj se çdo kampionat tjetër europian:

“Një trajner kombëtareje në vendin tonë mund të zgjedhë nga rreth 30% e lojtarëve të mundshëm; në Spanjë dhe Gjermani kjo është dyfish më shumë”. 

Shembull është Palestra, talenti i Atalantës i huazuar te Cagliari: “Është i mirë, por sapo u bë titullar te skuadra e tij”.

Ulivieri vë në dukje edhe diferencën në kohën e stërvitjes: “Një futbollist italian stërvitet mesatarisht 350 orë në vit; jashtë vendit kjo është trefish, në vendet nordike pesëfish.

Sa më shumë prek topin, aq më mirë e zotëron atë”.



Read it all at Bota Sot